Sëpatë pas shpine, 51 vjeçari sulmon të riun pas konfliktit në Vlorë
Një i ri mbeti i plagosur rëndë në Vlorë pasi u sulmua me sëpatë pas shpine nga një 51 vjeçar. Ngjarja ndodhi në zonën e Sheshit të Flamurit, dhe pasoi një konflikt të nisur në një lokal.
Një 27 vjeçar u qëllua më sëpatë pas shpine në qytetin e Vlorës e për pasojë mbeti i plagosur rëndë.
Besim Hoxha, sipas policisë u qëllua nga Agim Bilali, 51 vjeç.
Ngjarja e rëndë u shënua pranë Varrezës së Dëshmorëve në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Sipas burimeve vetëm pak minuta para ngjarjes thuhet se ndodheshin bashkë në një lokal ku janë përfshirë në një debat për motive të paqarta.
51 vjeçari sipas dëshmive ka shkuar në banesë ku ka marrë sëpatën dhe më pas është rikthyer duke sulmuar të riun.
Agim Bilali e ka goditur një herë pas shpine 27 vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rëndë dhe më pas është larguar nga zona.
I riu, që raportohet person me probleme të shëndetit mendor, pavarësisht dëmtimit pas ngjarjes ka shkuar në banesën e tij.
Kanë qenë më pas prindërit e tij që kanë dhënë alarmin dhe kanë njoftuar policinë e shoqëroi të riun në Spital.
A iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Vlorës ndërkohë thotë se po vijon punën për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të sulmit me sëpatë në mes të qytetit si në mesjetë.


