Do fusnin 1 mln euro false në Shqipëri, edhe një zvicerane bashkëpunëtore e dy kamerunasve
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës si bashkëpunëtorë të 53 vjeçarit nga Kameruni që u kap me 1.2 mln euro false në Rinas. Sipas prokurorisë Zinedine Nkeh, 45 vjeç i cili njihet me nofkën Toni do të merrte sasinë e kartëmonedhave ndërsa në bashkëpunim me zviceranen Jeniffer Chollet 39 vjeç do t'i hidhte ato në treg me qëllim shpërndarjen e tyre në Shqipëri.
Policia e Tiranës ka arrestuar edhe dy bashkëpuntorët e kamerunasit Josou Ngakam i cili ra në pranga javën e kaluar në Rinas më një sasi prej 1.2 mln euro të falsifikuara.
Ata janë Jeniffer Chollet 39 vjeç nga Zvicra dhe Zinedine Nkeh 45 vjeç. 39 vjeçarja nga Zvicra e cila ishte banuese në Tiranë u zbulua nga pas marrjes së dëshmisë së 53 vjeçari Ngakam, e ndërsa pas urdhër ndalimit të lëshuar nga prokuroria është bërë i mundur edhe arrestimi i saj.
Gjatë kontrollit në banesën e 39-vjeçares, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lastra dhe produkte të tjera që shërbejnë për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara të cilat dyshohet se do hidheshin në qarkullim në Shqipëri.
Përsa i përket rolit të që ka pasur i arrestuari tjetër Zinedine Nkeh, 45 vjeç, sipas prokurorisë ai rezulton të jetë personi me emrin Toni për të cilin fliste 53 vjeçari nga Kameruni në polici pas kapjes në Rinas me kartëmonedhat false.
Dyshohet se ishte ky person qe ia kishte dhënë paratë e falsifikuara kamerunasit në Paris me qëllimin që ai t`ia kthente përsëri në të mbërritur në Shqipëri.
Nga këqyrja e telefonit të 53 vjeçarit është zbuluar adresë e një hoteli në zonën e Laprakës ku sipas Prokurorisë do të bëhej edhe shkëmbimi i parave.
Javën e kaluar në Rinas u kap sasie më e madhe e parave të falsifikuara një shumë prej 1.2 mln eurosh si dhe disa lastra, të cilët shpërbejnë për të prodhuar kartëmonedha false.
Dyshohet se edhe më datën 7 janar kamerunasi Josou Ngakam ka hyrë në vendin tonë dhe me vete kishte para të falsifikuara të cilat do të hidheshin në qarkullim në Shqipëri.
