Korçë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, makinë përfundon e përmbysur
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2022, 12:54
Një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ka përfunduar e përmbysur në një lagje të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Drejtorisë së Policisë.
Në makinë ndodheshin dy persona të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa marrë dëmtime.
Ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

