A ka rezerva të mjaftueshme Ukraina për ta përballuar ekonomikisht luftën?


Në ditën e parë të sulmit të Rusisë në Ukrainë, pamjet kanë qenë të tmershme, sidomos me bllokimin e rrugëve nga popullsia që tentonte të largohej por edhe të strehohej për ti shpëtuar predhave ruse.

Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi, i pyetur nëse Ukraina  ka rezerva të mjaftueshme për ta përballuar ekonomikisht luftën dha këtë përgjigje.

Shkurov: Aktualisht situata është në kontroll, janë të mjaftueshme dhe stoqet përkatëse. Megjithatë shenjat e përkeqësimit janë të dukshme por qeveria dhe presidenti jonë po bëjnë përpjekjet e duhura për të dalë nga kjo situatë. Vlen të theksohet edhe fakti se kemi një ndihmë të fortë dhe nga partnerët tanë të huaj në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe ekonomik.