EKSKLUZIVE/ Ukraina përballë makinerisë ushtarake të Rusisë, ambasadori Shkurov: Gjetja e armatimit, çështja kryesore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2022, 15:33
Luftimet sot kanë qenë mjaft të forta ndërsa thuhet se janë shpërndarë mijëra armë për popullsinë në Ukrainë. Po a janë të mjaftueshme për të përballuar mjetet ushtarake ruse?
Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi, thotë se çështja kryesore tashmë për Ukrainën është gjetja e armatimit shtesë.
Shkurov: Nëse dje një nga vendet kryesore e luftimeve ka qenë Donbasi sot është kryeqyteti, Kievi. U shpërndanë 20 mijë armë dhe nuk është e mjaftueshme. Njerëzit po armatosen dhe vetë. Janë bërë radhë të mëdha pranë komisariateve ushtarake. Situata po përkeqësohet. Gjetja e armatimit shtesë është çështja aktuale.

