"Në 7 mars raporti përfundimtar", Tabaku për Incineratorët: S'do t'i japim mbrojtje politike 3 kriminelëve që janë në kërkim
Në mbledhjen e sotme të mbajtur pas përfundimit të hetimeve për Incineratorët, kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku bëri me dije se në datën 7 mars komisioni do ët sjellë raportin përfundimtar.
Tabaku: Në datën 7 mars ky Komision do të sjellë raportin përfundimtar. Raporti përfundimtar duhet të jetë i përbashkët dhe të miratohet bashkarisht në këtë komision. Unë nuk do ta paragjykoj që të kemi 2 raporte të ndara, por jam e sigurt që ato mendime që ne ndajmë nuk do të konvergjojnë në një raport për faktin se kurrë s'kemi për t'i dhënë mbrojtje politike 3 kriminelëve që janë në kërkim dhe marrin para nga buxheti i shtetit edhe ndërkohë që flasim.
Jorida Tabaku bëri me dije se Komisioni vërtetoi se procedurat për inceneratorët ishin korruptive, ndërsa sipas saj dëshmitarët nuk mbanin mend se çfarë kishte ndodhur.
