"BE të rrisë prezencën në Ballkan", Ambasadori i Italisë: E ardhmja e Shqipërisë është integrimi
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buci ka thënë se vendi i tij e dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainë. Ngjarjet e fundit atje sipas tij tregojnë se rajoni i Ballkanit duhet të jetë në vëmendjen e Bashkimit Europian, i cili duhet të jetë më i unifikuar.
Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Buçi tha se situata në Ukrainë tregoi qartë se Europa duhet të jetë më e unifikuar dhe më prezente në rajonin e Ballkanit.
Buçi: Bashkimi Europan është duke vlerësuar situatën dhe Ballkani është në vëmendjen jonë. E ardhmja e Shqipërisë është ne Bashkim Eurpian. Uroj këtë vit të nisin negociatat. Rasti i Ukrainës tregon sesa të bashkuar duhet të jemi. Italia ka qenë përherë besnike ndaj Shqipërisë dhe avokate e këtij vendi. Mendoj duhet të jemi me aktiv në Ballkan, Shqipëria duhet të jetë pjesë e familjes europiane.
Buçi tha se vendi i tij i dënon plotësisht veprimet e Rusisë në Ukrainë, ndërsa shtoi se sanksionet e forta ekonomike janë përgjigja e duhur për këtë situtë.
Buçi: Italia dënon plotësisht pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ajo çka po ndodh ka cenuar demokracinë. Italia, kryeministri ka reaguar dje në mbrotje të Ukrainës dhe popullit të këtij vendi. Përgjigja me e mire qe do jepet deri me tani jane sanksionet ekonomike. Ukraina është vend i lirë e demokratik.
Ambasadori italian i bëri këto komente nga Korça, ndërsa në Ukrainë luftimet po vijojnë në disa fronte ku janë raportuar dhjetëra të vrarë e të plagosur.
