Në 2009 u dënua për shfrytëzim prostitucioni, shqiptarit në Itali i sekuestrohen mbi 75 mijë euro
Autoritetet italiane të Guardia di Financës kanë sekuestruar 75.855 euro një 36 vjeçari shqiptar banues prej vitit 2015 në Verona.
Në vitin 2009 ai është dënuar nga Gjykata e Trentos me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni deri në skllavëri.
Sipas ligjit në fuqi, shqiptari i dënuar për një krim të rëndë për 10 vite rresht pas kryerjes së tij, ka detyrimin të informojë autoritetet financiare mbi adresën e vendbanimit e ndryshimin e pasurinë nëse kapërcen vlerën 10.329,14 euro.
Brenda datës 31 janar të çdo viti dhe për 10 vite rresht pas kryerjes së krimit, persona të dënuar për krime të tilla, të konsideruar veçanërisht të rënda, kanë detyrimin të informojnë mbi ndryshimin e pasurisë së tyre nëse kapërcejnë vlerën minimale të vendosur nga ligji, pra 10.329,14 euro.
Kontrolli i financës italiane ka dokumentuar se 36 vjeçari shqiptar në vitet 2017 e 2018, pra brenda dhjetëvjeçarit pas krimit të kryer më 2009, ka përfituar në llogarinë e tij derdhje parash nga karta të ndryshme me vlerë 40 mijë euro si dhe të ardhura me vlerë 25 mijë euro.
Mungesa e një komunikimi të tillë ndaj autoriteteve financiare çon në dënim me burg nga 2 në 6 vite e masa administrative me vlerë 10.329 a 20.658 euro, ose konfiskimin e të gjithë shumës së parasë.
Në rastin e 36 vjeçarit shqiptar u kryes sekuestrimi i shumës prej 75.855 euro.
