Lirohen banorët e "5 Majit" , ironizojnë Veliajn: Për burgun e kishte fjalën kur thoshte do u strehojmë
Pas një vonese prej pesë orësh, protestuesit e arrestuar që prej ditës së martë u liruan.
Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, vendosi lirimin e Gjin Nikollit, Due Markut, Agim Markut, Loreta Nikolli dhe Mirash Marku, të cilët u arrestuan gjatë protestës së kundër shembjes së banesave në lagjen “5 Maji”.
Ata u shprehën se arrestimi i tyre ishte i padrejtë nga ana e policisë së shtetit pasi nuk kishin kryer asnjë veprim që bie në kundërshtim me ligjin.
“Tani e kuptova për çfarë e kishte fjalën Veliaj, kur thoshte do i strehojë gjithë, ai mendonte t’i strehonte në burg, se pashë një fluks aty.”
Madje Loreta Nikolli theksoi se duhet të ishte liruar menjëherë, ashtu siç ligji e parashikon, për nënat me fëmijë të mitur.
“Kur u arrestova u thashë se e kam fëmijën nën 3 vjeç, plus e kam në gji. Më thanë se pas 3 ditëve mund t’i japësh gji.”
Anëtarët e familjes Marku thanë se vonesa ishte e qëllimshme.
“Të tjerët dolën, ne ishim akoma brenda. Nuk e di përse e bën, për inat, për lekë a për të fortë?”
Megjithatë unanimisht protestuesit nënvizuan se nuk do dalin protestat kundër shembjeve të shtëpive të tyre nga projektet e Bashkisë së Tiranës.
