Vrau me thikë kunatin natën e ndërrimit të viteve, 20 vite burg për Klajdi Shundin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2022, 11:32
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 20 vite burg Klajdi Shundin, i cili u akuzua për vrasjen e kunatit.
Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg.
Kur ndodhi ngjarja
34-vjeçari goditi me thikë mbremjen e 31 dhjetorit 2020 bashkëshortin e motrës së tij Vladmir Zvezhda, i cili humbi jetën më pas në spital.
Para gjykatës autori ka pretenduar se nuk e mbante mend momentin kur e kishte goditur, ndërsa me viktimën kishin patur marrëdhënie të mira dhe shoqërore.
Për avokatin, Andi Skënderi, ngjarja ka patur si shkak grindjen mes dy bashkëshortëve, motrës së autorit dhe viktimës, e cila kishte nisur gjatë darkës dhe ka vijuar më pas te shkallët e pallatit, ku Shundi ishte telefonuar për ndihmë nga dy mbesat e mitura.

Autori Klajdi Shundi

Viktima Vladmir Zvezhda