Lefter Koka nuk lirohet nga paraburgimi, Ministri: Nuk kam shpërdoruar detyrën
Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën e sigurisë për ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Sot vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit.
Vetë Koka ka qenë i pranishëm dhe sërish ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është prangosur mëngjesin e 14 dhjetorit 2021 pas një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme të miratuar edhe nga gjykata. Ai akuzohet për vepra penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Arrestimi i ish-ministrit erdhi pas kallëzimit në SPAK të aferës së inceneratorëve të bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialistë për integrim duke shënuar edhe të parin zyrtar ish-funksionar të shtetit që shkon përball drejtësisë me dyshimin e një korrupsioni në nivele të larta.
Ndërkohë në kërkim janë Stela Gugallja , në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k dhe Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.
