Lufta në Ukrainë? Shqiptarët: Luftë kemi këtu, disa me Berishën, disa me Bashën. Të mos flasim për ata me Ramën

A duhet të shqetësohen shqiptarët për luftën që po ndodh në Ukrainë?

Kjo ishte tema e sotme rubrikës Vox Pop me Enkin në Ditë e Re.

Çfarë mendimi kanë shqiptarët? Disa mendojnë se lufta do ndikojë ekonomikisht dhe disa mendojnë se Shqipëria është në luftë për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Ndiqni përgjigjet e qytetarëve.

"Ç'na duan ne, çfarë kishin për të marrë e kanë marrë."

"Do të ndikojë vetëm ekonomikisht, kush na do ne."

"Nuk do ndikojë në asgjë se ne jemi popull shumë i varfër. Deri sa të vijë te ne, ne do kemi vdekur fare."

"Zoti e vraftë Putinin."

"Maksimumi do vijë populli ukrainas të rrijë te ne dhe ne ngelëm duke mbajtur me bukë të tjerët."

"Ne në luftë jemi këtu, disa me Berishën, disa me Bashën. Mos flasim për ata që janë me Ramën.

"Populli shqiptar s'ka nevojë për luftë se e ka Putin Edi Ramën."

"Kemi nevojë për një luftë dhe mirë do ishte të bëhej një luftë."