Fermerët nisin aplikimin për përfitimin e subvencioneve, bie serveri i e-Albania
Nga data 25 shkurt deri më datë 25 mars, fermerët dhe blegtorët kanë afatin e aplikimit për subvencione. Në ditën e parë të aplikimit, 25 shkurt fermerëve ne rang kombëtar që kanë tentuar të marrin shërbim në orët e para të mëngjesit, kanë konstatuar bllokim të serverit të e-Albania.
Ngutja që në orët e para të mëngjesit vjen pas deklaratave të përfaqësuesve të ministrisë se kush aplikon i pari, përfiton më shpejt.
Në rast ezaurimi të fondeve, çdo fermer apo blegtor që është shpallur fitues, nuk mund të përfitojë.
Kjo skemë aplikimi është kundërshtuar edhe nga Kryetari i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor, i cili shprehet se fati i bujqësisë nuk duhet të varet nga cilësia e laptopit apo celularit se kush bën aplikimin më shpejt, por duhet të përfitojnë të gjithë fermerët.
