Nga Siria në BE për 6000 euro, sirianë e shqiptarë bashkë në trafikun e klandestinëve

Për 6000 mijë euro, një grup sirianësh dhe shqiptarësh merrnin përsipër dërgimin në vendet e BE të klandestinëve nga Lindja e Mesme. Katër persona u vunë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sirianë dhe shqiptarë kishin ngritur një rrjet të trafikut të klandestinëve nga lindja e mesme drejt BE, për një pagesë që varionte nga 4000 deri në 6000 euro.

Katër anëtarë u vunë në pranga nga policia e Dibrës në kuadër të operacionit “Smuggling”. Ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në krye qëndronte 23 vjeçari nga Siria Ahmet Meslima në rolin e organizatorit.

Bashkë me të u arrestuan Durim Domi, 39 vjeç, që kishte rolin e ndihmësit të grupit për transfertën të pagesës dhe Artemisa Ahmataj, 20 vjeçe e Jesmira Korhysa, 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ata u kapën në flagrancë në një hotel, gati për të transportuar 5 shtetas sirianë. Një 68 vjeçar ndërkohë po hetohet në gjendje të lirë.

Veprimtaria e paligjshme niste në Siri, nga ku vinin kryesisht klandestinët.

Pasi futeshin në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë, anëtarë të rrjetit i transportonin ata fillimisht në Tiranë, ku i strehonin në hotele të ndryshme.

Prej kryeqytetit, emigrantët përmes rrugës së Arbrit dërgoheshin në Peshkopi, nga ku më pas synohej kalimi në Kosovë dhe më tej drejt Serbisë e Hungarisë.

Dy shtetas sirianë të shpallur në kërkim kishin si detyrë sigurimin e mjeteve të transportit dhe shoqërimin e klandestinëve deri në kufi me Kosovën.

Policia e Dibrës kishte rënë në gjurmët e këtij rrjeti në Dhjetor të vitit 2021, kohë kur dy persona u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Ndërsa hetimet kanë provuar se ata janë autorët e dy rasteve të tjera të tentativës për të transportuar emigrantë të paligjshëm, gjatë muajve janar dhe shkurt.

Siç njofton policia e Dibrës gjatë fazave të këtij operacioni janë kapur dhe shoqëruar gjithsej 35 shtetas sirian.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, një laptop, 12 telefona celularë, 1000 euro dhe 5 pasaporta. 

Nga Siria në BE për 6000 euro, sirianë e shqiptarë

Nga Siria në BE për 6000 euro, sirianë e shqiptarë

Nga Siria në BE për 6000 euro, sirianë e shqiptarë