"Ukraina nuk ka kohë. Familja ime dhe unë jemi objektivi i Rusisë" Draghi tregon telefonatën dramatike me Zelensky
Kryeministri italian Mario Draghi informon në Parlamentin italian se përveç sanksioneve të rënda ndaj Rusisë të aprovuara një natë më parë në Këshillin e Europës e të cilat janë në fazën e përpilimit të akteve legjislative që do të finalizohen shumë shpejt, do të ndërmerret dhe një paketë e dytë sanksionesh.
Këto sanksione do të jenë ndaj 300 anëtarëve të DUMA, që propozuan njohjen e territoreve separatiste e votuan në favor të këtij sulmi ushtarak, si dhe pezullimin e marrëveshjeve me Rusinë për marrjen e vizave për diplomatë e për agjentët rusë.
Draghi gjithashtu tregon dhe një moment dramatik të bisedës me Presidenti ukrainas Zelensky
"Dje mora pjesë në një Këshill Europian të jashtëzakonshëm ku qe pjesëmarrës dhe Presidenti ukrainas Zelensky. Qe një moment vërtetë dramatik lidhja me të, i cili qe fshehur diku në një zonë të Kiev. Ai tha se nuk ka më kohë, se Ukraina nuk ka më kohë, se ai e familja e tij janë objektivi i pushtimit rus.
Qe një moment dramatik për të gjithë pjesëmarrësit e Këshillit të Europës. Sot në mëngjes apra se të mbërrij në Parlament Presidenti Zelensky më kish kërkuar në telefon, Lamë një takim telefonik për në 9.30, por nuk qe më e mundur të kryhej telefonata. presidenti Zelensky nuk qe më i disponueshëm."
