Basha bashkon votën me PS për vetingun fiton dy tryeza, Berisha: Gjueti shtrigash
Shefi i selisë blu, Lulzim Basha u ka thënë po ndërkombëtarëve për të dhënë votën e tij dhe të deputetëve demokratë për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut në drejtësi deri në fund të vitit 2024. Fitorja e tij nga kto negociata prej disa diitësh ka të bëjë me plotësimin e kushtit të vetëm, ulja në dy tryeza me mazhorancën.
“Komisionin për reformën zgjedhore, komisionin për reformën territoriale”
Nga foltorja e Parlamentit për të justifikuar bashkimin e votave me socialistët, Basha, ashtu si të gjithë të besuarit e vet, u shpreh se në rast të kundërt vettingun e drejtësisë do ta bënin KLP dhe KLGJ, të cilat sipas tij janë të kapura nga qeveria e Edi Ramës.
“Trekëndëshi i Bermudes, Edi Rama i pari, Sali Berisha e Ilir Meta kanë bërë gjithçka që të largojnë ONM nga Shqipëria" tha Basha.
Argumentat e tij nuk kanë bindur ish kryeministrin Sali Berisha, për të cilin sjellja e Bashës pro Ramës është e volusur që me marrëveshjen e 2017.
“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin” tha Berisha.
Votën e tij për këtë ndryshim kushtetuese, i cili kërkon 94 vota, Berisha e bëri publike para gazetarëve.
“U përdor për gjah shtrigash nga Edi Rama me ndihmën e mikut të tij George Soros unë kurrë nuk do të votoj në kundërshtim me atë që mendojnë e besojnë Shqiptarët”
Kjo situatë në PD, e ka bërë të panevojshme praninë e kryeministrit Rama në seancë, pasi akuzat nuk drejtohen më nga qeveria e tij, por demokratët shigjetojnë njëri-tjetrin edhe në Parlament.
I vetmi socialist, i cili u përfshi nga demokratët në debat, fillimisht nga Berisha dhe më pas nga Basha, ishte ministri i drejtësisë Ulsi Manja.
Sali Berisha: Çfarë kompromisi ke bërë me Edi Ramën
Ulsi Manja: Kur flet ti në këtë sallë parlamenti mua më duket si një zë i vjetër që vjen nga bota e përtejme.
Lulzim Basha: Mendohu mirë Ulsi Manja se për momentin mund të duket vetja i përkëdhelur se nuk do të vijë dita që të japësh llogari edhe ti për dosjen 184.
Parlamenti është kthyer i vetmi institucion, ku Berisha dhe Basha bëhen bashkë fizikisht pavarësisht heshtjes së tyre ndaj njëri tjetrit. I tillë është edhe rasti në të cili shefi i selisë blu hyri në seancë i buzëqeshur në momentin që paraardhësi i tij po fliste para gazetarëve.
“Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine”