Kandidati i PD për kryebashkiak i Rrogozhinës i dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje, Ora News siguron formularin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2022, 15:55
Ferdinand Saraçi, kandidat i Partisë Demokratike për kryetar të bashkisë së Rrogozhinë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ka qenë i dënuar në Itali me 4 muaj burg dhe gjobë 100 mijë lira për armëmbajtje pa leje në banesë.
Ora News ka siguruar formularin e vetëdeklarimit që Saraçi ka depozituar në KQZ, ku thuhet se ky vendim ndaj tij është marrë me 16 mars të vitit 1999.
Shkoi i plagosur në spital, ndërron jetë një person në Lezhë
10 Shkurt, 15:32
Po kështu Saraçi ka ndryshuar dhe emrin nga Fredi në Ferdinand.
Nga formulari vihet re se Saraçi jetën e tij e ka ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë, për punë dhe biznes.
Nga 1996-2001 ka qëndruar në Chieti të Italisë pa shkëputje dhe prej 2001 deri në 2021 vajtje-ardhje.

