Shkoi i plagosur në spital, ndërron jetë 32-vjeçari në Lezhë

Shtetasi Amaros Deda, 32-vjeç në Lezhë ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri. 

Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në rrethana të paqarta, ndërsa i riu ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Lezhës.

Mësohet se viktima ka mbërritur në gjendje kritike në spital, e për fat të keq nuk u ka shpëtuar plagëve, ku dhe ka humbur jetën. 

Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll, ndërsa ende nuk dihen detaje të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.

"Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë."- njofton policia. 

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.