Lindi në Prishtinë apo Lushnje? Kandidati i Berishës ka ndryshuar vendlindjen dhe datëlindjen

Elton Bano, kandidati i  koalicionit "Shtëpia e Lirisë" për kryetar të bashkisë së Lushnjes rezulton se ka ndryshuar të dhënat personale.

Në formularin e vetëdeklarimit të depozituar në KQZ, të cilin Ora News disponon konstatohet se ai ka ndryshuar vendlindjen, datën dhe vitin e lindjes.

Aktualisht për Elton Banon thuhet se ka lindur në Lushnje me 24 korrik 1978, ndërsa më parë vendlindja e tij ishte shënuar Prishtinë, Kosovë, dhe data e lindjes 24 janar 1981.

 

Dokumenta bashkëngjitur