"Ford-i" me shpejtësi bën parakalim të gabuar dhe përplas makinën nga pas, një i plagosur në Berat
Një aksident është regjistruar ditën e sotme, në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat.
Dy mjete, njëri tip "Hunday" dhe tjetri tip "Ford Fokus" janë përplasur me njëra-tjetrën duke rrëshqitur disa metra në asfalt.
Mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip "Ford Fokus", i cili ka qenë me shpejtësi të madhe.
"Fordi" ka goditur nga prapa mjetin tip "Hunday", duke e nxjerrë jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip "Ford Fokus", ndërkohë që dëmet materiale llogariten të shumta, pasi njëri prej mjeteve është shkatërruar plotësisht në pjesën ballore.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta qarkullimi në dalje të qytetit, deri në mbërritjen e policisë që pasi bëri matjet paraprake lëvizi mjetet për zhbllokimin e rrugës.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore,që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.
