Vetëdorëzohet në Korçë 19-vjeçari që akuzohet për vrasjen e grekut në Selanik
Roxhers Demirazi, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e një 19 vjeçari në Greqi u vetëdorëzua këtë të enjte ne Policinë e Korçës.
19 vjeçari u paraqit në ambientet e drejtorisë së Policisë lokale i shoqëruar nga i ati i cili pasi e ka lënë në dorë të autoriteteve është larguar.
Ai besohet se ka hyrë në vendin tonë përmes pikës kufitare të Kapshticës para se të shpallej person në kërkim ndërkombëtar.
Këtë lëvizje 19 vjeçari besohet se e ka bërë për të shmangur drejtësinë greke.
Për shkak se 19 vjeçari është shtetas shqiptar, nuk mund të ekstradohet drejt Greqi
Mes dy vendeve mungon një marrëveshje ekstradimi për shqiptarët drejt Greqisë.
Në këto kushte Roxhers Demirazi do të vijoj të merret në pyetje në Shqipëri, në bashkëpunim edhe me autoritetet greke.
Ai do të duhet të presë vendimin e drejtësisë greke për të cilin më pas bëhet njohja nga gjykatat shqiptare.
I riu shqiptar sipas autoriteteve greke ishte pjesë e një grupit prej 11 të rinjsh që sulmuan e vranë Alkis Kampanos mëngjesin e 1 shkurti në qytetin e Selanikut.
Ngjarja sipas hetimit pasoi një përplasje mes tifozerive të dy skuadrave greke, Autoritet greke thonë se 19-vjeçari Demirazi është i proceduar dhe më parë për një akt të ngjashëm të ndodhur në vitin 2019
Në pranga në greqi është vënë edhe një tjetër shqiptar, ndërsa prokuroria greke I akuzon për krijimin e organizate kriminale.
Pak orë më parë avokati i Demirazit kishte njoftuar për mediet greke se ky i fundit ka kërkuar t'i dorëzohet autoriteteve shqiptare.
I riu shqiptar në fjalë është anëtari i 11-të i grupit të huliganëve që mori pjesë në sulmin ndaj Alkis Kampanos mëngjesin e 1 shkurtit dhe është i vetmi që ende nuk është arrestuar për rastin, gjithmonë sipas informacioneve greke.
Ndërkohë mediet greke, kanë bërë me dije se sulmi është organizuar nga një tjetër shqiptar, 23-vjeçari i cili tashmë ndodhet prapa hekurave.
Të arrestuarit e tjerë kanë dëshmuar gjithashtu se shqiptari ishte ai që komandonte grupin.
