Dosja '184" në Kuvend/ Basha i përmend Tahirin në burg. Manja: Kusuret do lahen. Ndërhyn Spiropali: Shqyeve gojën
Kryetari i PD-se Lulzim Basha akuzoi atë që e quan "Trekëndëshi i Bermudes" Rama, Basha Meta se edhe këto ditë kanë bërë gjithçka për të larguar ONM.
Nga foltorja e Kuvendit Kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se nuk do të mund t’I shmanget llogaridhënies për dosjen 184 të vjedhjes së votave
Gjithashtu shtoi se vota pro zgjatjes së vetingut është një votë që të mos lërë ‘horrat dhe banditët të festojnë largimin e ONM.
Fjala e Bashës ishte replikë ndaj Manjës i cili më parë i tha se ai nuk i shmanget drejtësisë as për dosjen 184, ndryshe nga kryetari i PD-së që paraqet raporte mjekësore.
Pas fjalës në replikë Manja foli nga karrigia e tij por nuk u dëgjua ndërkohë që përgjigje i dha dhe Elisa Spiropali të cilën e quajti kopje të zbehtë dhe pa shije të Berishës. Pjesë e debatit u bë dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku.
Pjesë nga debati
Jorida Tabaku: Së pari, mua mu drejtoni me Ju, zonja Tabaku për ty. Kujt të duash mund t’i drejtohesh me Ti.
Unë kam bërë fushatë në vitin 2016 në Dibër, nuk kisha qenë ndonjëherë, ishte hera e parë. Jam deputete e Tiranës, vazhdoj të jem deputete e Tiranës. Por ajo që kam parë dhe dëgjuar nga dosja “184”, e që ka parë dhe dëgjuar e gjithë bota për zotin ministër të Drejtësisë sot e për disa ish ministra e kolegë që janë sot në Parlament, duhet t’ju vinte turp dhe të mos vinin fare këtu sot në Parlament. S’duhet të vinit fare në Parlament!
Presion i jashtëzakonshëm më mësues, me infermier, me polici, me kriminelë; me këdo, për t’u ngritur i gjithë shteti në këmbë për të vjedhur zgjedhjet e pjesshëm në Dibër. Imagjino se çfarë bëjnë këta për qendroret! Por kur nuk kanë turp që dolën në të gjitha gazetat e gjithë botës dosja “184” dhe vijnë mburren këtu me sukseset imagjinare, ky nuk është faji im.
Unë besoj se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për zgjidhje e zgjedhje të drejta. Kanë nevojë për kandidatë bashkie normal. Kanë nevojë për qytetarë që jetojnë dhe punojnë atje. Kanë nevojë që të votojnë njerëz që janë në shërbim të tyre dhe jo të deleguar, jo banda, jo kriminelë, për këtë kanë nevojë sot Shqipëria. kështu që më 6 Mars, më dëgjoni se mos dilni në përgjime të tjera. Lërini njerëzit të votojnë të qetë. Mos ndërhyni! Kujdes Ulsi, se Dibra është akoma nën monitorim!
Ulsi Manja: Zonja Tabaku lajmi i mirë është që sot do votoni vetingun. E dyta bëre gabim që e përmende atë djalin kandidatin tonë nga Dibra Rahim Spahiun, sepse dibranët kanë të drejtë të lëvizin kudo, pro rrënjët dhe degët i kanë në Dibër dhe ti nuk je personi i duhur në këtë sallë t'ia mohosh rrënjët. Rrahim Spahiu nuk kthehet në Dibër si kandidat me 10 biznese po kthehet si kandidat i ndershëm dhe do ta vlerësojnë dibranët në 6 mars. Në datën 6 mars, dibranët do t'ju japin një hak të trefishtë të dy krahëve nga e djathta. Unë në 8 mars do të të jap një dhuratë një tufë me lule për humbjen e radhës në Dibër. Shikoni hallet që ju kanë rënë në shtëpinë tuaj, mos u merr me Dibrën dhe dibranët. Sa për dosjen 184, zoti Basha e kam me ty. Ji në rregull sa jam unë me drejtësinë dhe këtu mbaron debati. Po je ti i gatshëm para drejtësisë siç jam unë, je në rregull. Unë nuk i shmangem drejtësisë me raporte mjeku dhe nuk i injoroj thirrjet që vijnë nga autoritetet brenda apo jashtë vendit.
Lulzim Basha: Tani e kuptojmë pse është e rëndësishme që mos t’i lëmë horrat dhe banditët që i kanë sjellë bedelët e tyre në parlament që të festojnë një ditë kur Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të largohet dhe gjyqtarët dhe prokurorët jo 50%, 60% siç i emëron sot Ulsiu me Ymerin, t’i emërojnë 100% këta. E kuptojmë edhe ankthin e tyre. Dibra është një krim i pagjykuar. Ky që i premtonte hjdutit të votës të Dibrës në 2016-ën promovimin, është promovuar vetë, është bërë ministër Drejtësie. Ua kam thënë edhe ambasadorëve që e kanë për detyrë të takojnë ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë edhe kur ajo për momentin është shëndërruar për shkak të këtyre surretërve në republikë bananesh që duart po ua japin aleatëve të krimit. Që ai që është sot ministër drejtësie në një vend normal minimalisht duhej të ishte dënuar si pjesëmarrës në atë që e zbardhi BILD dhe e pa e gjithë bota, por nuk e dënoi dot drejtësia shqiptare.
Por ka një gjë, drejtësia mund të vonojë dhe sa më shumë vonon aq më shumë dëmton, por nuk mungon. Kujtohu pak për ish-kolegun tënd, ministrin e Brendshëm dhe kapërdisjen e tij madjë m ë majë, rrugë më rrugë, shesh më shesh madje edhe rrugëve të botës. Edhe mendohu mirë Ulsi Manja se për momentin mund të duket vetja i përkedhelur, i mbrojtur, por harroje ti dhe këtë po ta them në emër të çdo qytetari të Dibrës, edhe të socialistëve të Dibrës që i keni marrë e trajtoni atje në mënyrën më çnjerëzore se nuk të vijë dita që do të japësh llogari edhe ti me pjesën tjetër të bandës së strukturuar kriminale të Dosjes 184.
Elisa Spiropali: Gojën e përdor si bravë që e shqyen sa herë del në foltoren e kuvendit.
U ngrit fati i PD nga varri foltore më foltore duke klithur si i marri. Po çtaksirat kemi ne e gjithë shqiptarët që të durojmë këtë estradë ku jeni dhe I bëni bashkë si grup komunist”
Je kopje më e zbehtë, më pa shije e Berishës. Metën e shkarkoi Kuvendi se mori mend e tua” tha Spiropali duke iu drejtuar Bardhit
Ulsi Manja: Kush ka për të larë kusure le t'i lajë te drejtësia.
Jorida Tabaku: Doja t’ju kujtoja të gjithë qytetarëve shqiptare, por zotit Manja në mënyë të veçantë, kur Robert Aga i kërkonte të bëhej shef komisariati në Bulqizë, përgjigja e zotit Manja ishte: “Tani a do më dëgjosh mua? Bisedo me Xhemalin se Xhemalin e kam të madhin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafim që tit ë shkosh nalt, por na mbaro një çikë këto gjërat e vogla këtu në Dibër o miku im.
Në rregull. Mirë vëlla”- i thotë Rober Aga.
Kur ti të shkosh përpara drejtësisë për “Dosjen 184 “, atëherë do të jetë ditë e bardhë për Shqipërinë.