Përgjysmohet prodhimi i grurit në Myzeqe, fermerët ankohen për çmimet e larta të plehrave bujqësore

Në fushat e Myzeqesë po përgjysmohen arat me grurë. Nëse një vit më parë në Lushnje janë mbjellë 8400 hektarë, këtë vit janë vetëm 5200 të tillë.

Fermerët thonë se nuk blejnë dot plehrat kimike kaq të shtrenjta

"Një thes nitrat s'e ble dot. Bën 4500 lekë."

Thonë se nuk kanë më asnjë leverdi që të kultivojnë grurë.

"Këtu ka ardhur puna deri aty ku s'mban më."

Të tjerët thonë se e kanë me mirë të blejnë bukën sesa ta bëjnë vetë.

"Unë këtë vit nuk kam mbjellë fare grurë sepse nuk më duhet me këto çmime që kanë shkuar plehrat. Më mirë e blej në treg sesa ta prodhoj vetë."

Fermerët në të gjithë vendin janë ankuar sa i përket rritjes së çmimeve të produkteve për bujqësinë, ndërsa në lidhje me rritjen e çmimeve ka ndikuar edhe aplikimi i taksës 10% për inputet bujqësore që ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.