Duma: Ajo që e dallon një njeri nga kafsha është drejtësia, PD po e udhëheq situatën

Deputetja demokrate Grida Duma nga Foltorja e Kuvendit tha se njeriun nga kafsha e dallon drejtësia. Sipas saj, përpos procedurave  dhe arritjeve që flet mazhoranca, në Shqipëri nuk ka drejtësi.

Duma: Ajo që e dallon një njeri nga kafsha është drejtësia. Është e ditur që pavarësisht se sa bërtisni për formula, proceduar drejtësi në Shqipëri nuk ka dhe nuk është vendosur. Nëse ka drejtësi që nuk e keni vënë përkundrejt opozitës shqiptare, padrejtësia që keni bërë ju është e ndëshkueshme me drejtësinë.

Ta kishit dënuar. Dy gjëra na ndajnë, ose ju jeni të korruptuar deri  sa nuk vendosni dot drejtësi, ose PD dhe opozita është aq e pastër sa nuk e kapni dot. Lajmi i mirë sot është një gjë, që PD po e udhëheq situatën. Më në fund një organ i drejtësisë do të sigurojë monitorimin që mund ta kapnit përsëri ju me dy organet e tjera të drejtësisë. Është një çlirim i madh për të nisur nga drejtësia.

Cila drejtësi ekziston në ekonominë shqiptare? Sepse që nuk ekziston në asnjë hallkë dhe asnjë qelizë të jetë embrionale shqiptare këtë e dimë të gjithë. Sepse nuk ka drejtësi prandaj nuk ka garë, sepse më të mirët nuk udhëheqin.

Duma u shpreh se "disa nuk preken, trekëndëshat, katërkëndëshat apo më shumë janë të paprekshëm. Këtu ecën filozofia e të fortit, jo e të drejtit."