"Basti i fundit" Organizonin lojëra fati në lokalet e tyre, arrestohen 2 burra në Tiranë

Dy persona janë arrestuar,pasi organizonin lojëra fati në lokalet e tyre në Tiranë.

Policia  njofton se dy shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientet në pronësi të tyre, për ushtrimin e lojërave të fatit.

Bëhet fjalë për F. Z., 31 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Loni Ligori" dhe B. S., 21 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Teodor Keko", të dy banues në Tiranë.

Dy burrat kishin përshtatur ambientet e lokaleve në pronësi të tyre, për ushtrimin e lojërave të fatit, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të një sistemi shpërndarjeje nëpërmjet aparateve celulare, shkëmbenin adresa që shërbenin për lotari të palejuara.

Si rrjedhojë policia u sekuestroi dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. 

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policoar "Last Game."

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".