FOTO/ Ky është 32-vjeçari që dyshohet se u vetëvra në Lezhë me plumb në kokë

Ora News, ka siguruar foton e Amaros Deda, 32-vjeç, i cili dyshohet se vetëvra me një plumb në kokë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:15 në verandën e banesës së tij në Shënkoll të Lezhës.

Nga informacionet e para mësohet se mes djalit dhe familjes ka pasur një debat.

Janë ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërsa priten të analizohen kamerat e sigurisë së banesës për të parë çfarë ka ndodhur.

Amaros ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve. 

Ai ndërroi jetë në spitalin Rajonal Lezhë ku e dërguan për ti dhënë ndihmën e shpejtë por burime për Ora News, mësuan se Deda kishte mbërritur në gjendje kritike në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i policise

Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.