Vettingu, Kryemadhi "thumbon" Bashën: Deputetët të votojnë për qytetarët, jo nga frika e prokurorëve belg

Opozita e përfaqësuar nga Lulzim Basha do të votoj pro zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut. 

Ndërkohë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendi, ka bërë një thirrje për të gjithë deputetët, ku dhe ka thumbuar dhe Lulzim Bashën.

Ajo tha se deputetët të mos votojnë as nga frika e prokurorëve belg dhe as nga frika e ish-kolegëve të tyre që ndodhen prapa hekurave, por të votojnë për drejtësinë që kanë nevojë qytetarët.

 

Monika Kryemadhi: Por ajo që dua të theksojë që ju bëjë thirrje që të gjithëve që kur të votojnë në Parlament mos të votojmë as nga frika e  prokurorëve  belg, as nga frika e kolegëve dhe ish-kolegëve që janë në burg, por të votojmë për një drejtësi që kanë nevojë qytetarët që ne mos të vazhdojmë të ngelemi peng, as i kaluarës dhe as të së tashmes. Që të mos përsërisim dhe sot pas 50 viteve batutat e filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re të votojmë”, godit një lugë të prishur dhe pastaj vjellë tërë jetën.