Reforma zgjedhore, zbardhet pr/vendimi për ngritjen e komisionit, me 16 anëtarë në përbërje do drejtohet nga PS-PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2022, 15:33
Zbardhet projektvendimi për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore, me fokus të veçantë rekomandimet e raporteve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara.
Komisioni i Posaçëm do të ketë 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 nga opozita.
PS do të ketë në Komision 8 përfaqësues, 6 PD, 1 Aleanca për Ndryshim dhe 1 grupi parlamentar Demokraci për Integrim.
Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD.
Komisioni e ushtron veprimtarinë e tioj për një afat 6 mujor nga miratimi i këtij vendimi por në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të dy bashkëkryetarëve Kuvendi vendos zgjatjen e afatit me një vendim të veçantë.

