Vjedhja e të dhënave personale me mesazh në rrjetet sociale, eksperti: Po kthehet në shqetësim

Përdoruesit e rrjeteve sociale po bien së fundi pre e vjedhjes së të dhënave pasi klikojnë në adresa anonime që u dërgohen me anë të mesazheve. Kohët e fundit kryesisht në platformën e mesazheve të Facebook por edhe në Whatsap po qarkullojnë linqe të cilat sipas eksperteve nuk duhet të klikohen pasi përbëjnë rrezik për hakërimin e të dhënave.

Një virus i ri po qarkullon në rrjetet sociale duke vjedhur të dhënat e përdoruesve të facebook.

Linqet që u dërgohen qytetarëve në formën e mesazheve nga persona të pa identifikuar përbëjnë një kurth pasi nëse klikohen vjedhin informacionet personale.

Eksperti i sigurisë së të dhënave Edmond Licaj thotë se këto linqe kanë qëllim hakërimin e të dhënave të përdoruesve.

"Këto janë disa linqe spam të cilat ka shumë mënyra se si munden të krijohen. Kryesisht janë linqe dashakeqëse, për të krijuar trafik ose për të marrë të dhëna, varet sipas qëllimit që e ka bërë personi," tha eksperti.

Eksperti tha së këto linqe kryesisht i shpërndajnë grupet e interesit por edhe bizneset e reklamave

"Ne nuk jemi të sigurt për sa kohë nuk e dimë se çfarë klikojmë. Për sa kohë ne klikojmë websitet që aksesohemi duhet të shohim pak a shumë se çfarë është ky website, sa përdorues ka dhe ne të bëhemi pjesë e saj," shtoi eksperti.

Licaj sugjeroi që linqet që vijojnë mënyrë të dyshimet në mesazhe apo në rrjete te tjera nuk duhet ti hapim pa u njohur fillimisht me websiten. Ndërkohë edhe hedhja e të dhënave personale në rrjet duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme.

"Ka dhe grupe interesi të cilat e krijojnë një gjë të tillë, ka agjenci reklamash që e bëjnë një gjë të tillë për të krijuar trafik, ka shumë mënyra," tha ai.

Pre e sulmeve kibernetike kanë rënë një numër i madh përdoruesish, kryesisht të Facebook, Whatsapp apo E-maileve ndërkohë që ekspertet po punojnë për të gjetur origjinën e virusit në mënyrë që të bllokojnë përhapjen e tyre.