I shpallur në kërkim për prodhim narkotikësh, arrestohet në Morinë 45-vjeçari

Një 45-vjeçar i shpallu në kërkim pasi ishte  dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

Policia bën me dije se u bë arrestimi i Gjevalin Brahaj, 45 vjeç, banues në Kërrnajë në dalje të PKK Morinë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin e datës 22.07.2016, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burg, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ky shtetas, në vitin 2015, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Kërrnajë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.