"Kreut të Meduzës i është vënë pas antimafia italiane", Berisha përplaset me Spiropalin: S'mund ta mbrosh Skënderbushin tënd

Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali janë përplasur sërish në Kuvend ditën e sotme. Teksa Berisha shigjetoi Ramën dhe tha se nuk ishte në Kuvend pas antimafia italiane i është vënë pas dhe s'mund ta mbrojë më asnjë, Spiropali i doli në mbrojtje.

Berisha: Kreu i Meduzës nuk ndodhet këtu sepse Don Agaçi dhuratë-madhi me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin. Kur i vura epitetin dhuratë-madhi kisha parasysh aferën se si e lumturoi komshiun e vet në Romë Don Agaçion. Dua t'i shpreh mirënjohje antimafies italiane e cila po ecën me vendosmëri drejt kreut të Meduzës. Siç ka ecur drejt Lal Plehut po ecën drejt kreut të Meduzës dhe ndaj nuk mund të ishte këtu se e dinte që do t'ia përplasja. Nuk e mbron dot as ti Skënderbushin tënd tani ) i drejtohet Spiropalit). Antimafia italiane është në veprim. Vite më parë kam shpallur në këtë Parlament Don Agaçio dhuratë-madhi. Për sa i përket problemit të Skavicës ti je fajtori numër një bashkë me Edi Ramën i projektit për mbytjen e të gjitha tokave pjellorë të Dibrës( i drjtohet Ulsi Manjës). Kurrë nuk do ta bëni sot, sepse ai projekt është denatyralizimi i Dibrës. Unë jam pro investimeve amerikane me një kusht të vetëm, që ato të bëhen me tender të hapur, me garë të hapur. Asnjëherë nuk jam kundër tyre.

Spiropali: Je përgojuesi më i madh i këtyre trevave. Nuk ke lënë burrë, grua, fëmijë, ët vjetër, të rri, pa marrë nëpër gojë ëkktu apo në çdo foltore. Po e mbyll ashtu siç të takon, pa nder, pa lavdi, vetëm me pahir.

Pavarësisht se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po thoshte se zoti Berisha nuk mund të replikonte, ai u çua nga vendi për t'i kthyer përgjigje Spiropalit. Me mikrofon fikur ai tha se Spiropali shkeli rregullin pasi replikoi pas tij.

Berisha: Unë bëra replikë me zonjën dhe ajo përsëri bëri replikë.