Gazetarja e Ora News u largua me forcë nga policia te "5 Maji", reagojnë Reporterët pa Kufij: I dyti brenda muajit

Reporterët pa Kufij kanë reaguar në lidhje me dhunën që u përdor kundrejt gazetares së Ora News, Sonila Musai, e cila u largua me forcë nga policia teksa raportonte Live te lagja "5 Maji" në Tiranë për rezistencën e banorëve për shembjen e banesave.

Me anë të një postimi në Twitter, Reporterët pa Kufij dënojnë sjelljen e dhunshme që policia ka përdorur kundrejt medias.

"Duket qartë se si gazetarja e Ora News, Sonila Musai, u tërhoq me dhunë nga policia gjatë raportimit të saj për një protestë në Tiranë, të martën. Reporterët pa Kufij dënojnë këtë akt, i dyti që synon televizionin brenda një muaji", shkruajnë Reporterët pa Kufij.