Berisha debat me Manjën/ Çfarë kompromis ke me Ramën? Ministri: Kur flet ti më duket sikur zëri vjen nga bota e përtejme

Sali Berisha ka pasur një debat me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja në Kuvend. Berisha e pyeti drejtpërdrejt se pse mbahet sekret procesi i vetingut për Sokol Sadushin, Ervin Pupen dhe Ilir Pandën. Ndërkohë ministri Manja i tha se kur flet Berisha i duket sikur zëri vjen nga bota e përtejme.

Berisha: Pse mbahet sekret vetingu i Sokol Sadushit? Vetingu i Ervin Pupes, Ilir Pandës? Mbi ç'ligj? Cili është roli yt në denatyralizimin e Dibrës me hidrocentralin e Skavicës? A ndjen ti si dibran për shuarjen nga faqja e dheut të të gjitha tokave pjellore të Dibrës? Çfarë kompromis ke bërë me Ramën për të denatyruar Dibrën?

Manja: Kur flet ti më duket si një zë i vjetër që vjen nga bota e përtejme. Me botën e përtejme jam gjeneratë tjetër, nuk replikoj. Dibranët janë në hallin dhe punën e tyre dhe në datën 6 mars do flasin vetë.