Foto sa 1 mijë fjalë/ Qytetarët dhe deputetët i ndan kordoni policor

Paraditen  e sotme banorët të cilëve u janë shembur shtëpitë, ose rrezikojnë të shemben për shkak të projektit të rindërtimit tek lagja  "5 Maji' dhe projektit të Unazës së Madhe në Laprakë protestuan sot para Kuvendit.

Foto sa 1 mijë fjalë/ Qytetarët dhe deputetët i ndan kordoni

Fotot e siguruara nga LSA tregojnë momentet kur policët vendosen para banorëve të "5 Majit" për të ndaluar që protestuesit të hyjnë brenda në Kuvend dhe për të lejuar deputetët të hyjnë pa u penguar në seancë.

Foto sa 1 mijë fjalë/ Qytetarët dhe deputetët i ndan kordoni

Për fat të keq, ndryshe nga fushatat elektorale kur deputetët shkojnë  edhe "derë më derë" te qytetarët këtë herë të pa shqetësuar ata vazhduan axhendën e tyre ditore, pa kthyer kokën te populli.

Foto sa 1 mijë fjalë/ Qytetarët dhe deputetët i ndan kordoni

Foto sa 1 mijë fjalë/ Qytetarët dhe deputetët i ndan kordoni

Rreth orës 10:00 kryeministri Rama u afrua te banorët e “5 Majit” dhe të Laprakës për të përçarë protestën. Ai mori disa përfaqësues nga banorët dhe më pas hyri në godinën e parlamentit. Mes tyre ishte dhe nënë Liza, e cila tha se sot do hyjnë në Parlament me çdo kusht.

Foto sa 1 mijë fjalë/ Qytetarët dhe deputetët i ndan kordoni

Banorët e "5 Majit" prej muajsh po protestojnë pasi preken nga projekti i rindërtimit dhe sipas tyre bashkia nuk i ka ofruar asnjë marrëveshje se ku do të strehohen pasi shtëpitë e tyre të prishen.