Takimi i Ramës me banorët e "5 Majit", Berisha: Arrogancë e turpshme

Sali Berisha në një deklaratë për mediet ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me banorët e "5 Majit" ditën e sotme para nisjes së seancës parlamentare. Sipas tij, me praktikën që po ndjek Edi Rama janë shumë banesa të pasigurta në Shqipëri.

Berisha: Dënoj me Shqipërinë më të madhe arrogancën e turpshme, pashpirtësinë, ç'njerëzinë e kreut të Meduzës ndaj banorëve të cilët në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën po mbrojnë shtëpitë që barbarisht po i shkatërrohen nga banda në pushtet në kundërshtim me shtetin ligjor. Të ftosh njerëz, qytetarë në bisedime është një akt normal, t'i përplasësh tavolinën atyre me grusht është një arrogancë ekstreme të cilën e kanë aplikuar ndaj qytetarëve së pari pushtuesit dhe përveç tyre diktatorët.

Për të gjitha këto dënoj me ashpërsinë më të madhem informoj se do merret nisma ligjore për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë. Me praktikën që po ndjek kreu i Meduzës janë qindra mijëra banesa të pasigurta në Shqipëri. Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine, prandaj dil përpara.