Basha i jep votën Ramës, po Berisha? "S'do votoj kurrë për zgjatjen e vetingut"

Opozita e përfaqësuar nga Lulzim Basha do të votoj pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingurt. Berisha në një deklaratë për medeit tha se pengu dhe pengmarrësi (Basha dhe Rama) bashkëqeverisin.

Berisha: Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Pengu me pengmarrësin bashkëqeverisin.

A do ta votoni zgjatjen?

Berisha: Jo, unë i kam shprehur të gjitha qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigant korruptiv që shoqërohet në çdo hap me shkelje të rënda dhe u përdor për gjah shtrigash nga Edi Rama me ndihëm e George Soror. U përdor për spastrime krahinore, klasore dhe fetare të sistemit të drejtësisë, u përdorën disa standarde dhe ky është një proces i flakur që nuk i beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do të votoj në  kundërshtim me atë që votojnë dhe mendojnë shqiptarët.