Dozat me kanabis gati për shitje, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka sekuestruar 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje dhe ka vënë në pranga një 21-vjeçar.
Sipas bluve, në kuadër të operacionit të koduar "Dealer" u bë arrestimi i - Xh. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.
"Në rrugën "Thoma Koxhaj", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. M., 21 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të paketuara në qese farmaceutike, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm," informon policia.
Vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
