Protesta para Kuvendit/ Rama pranon t'i takojë, akuzon mediet. Banorët e 5 Majit: Duam kontrata jo llafe

Banorët e 3 lagjeve të cilëve do tu shemben shtëpitë pa një kontratë ligjore, janë tubuar sot sërish para Kuvendit të Shqipërisë.

Ndryshe nga java e shkuar kryeministri Edi Rama ka pranuar të diskutojë me ta madje duke pranuar të komunikojë me një përfaqësi të tyre.

Rama: Përveç nënës kush do vijë tjetër?

Vetëm pas rreth një orë kreu i qeverisë shprehet se ka sqaruar banorët.

Protesta para Kuvendit/ Rama pranon t'i takojë, akuzon mediet.

Rama: Kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta që ditën e parë. Për ata që janë me certifikata pronësie nuk kemi çfarë diskutojmë sepse ata janë me dokumente. Për ata që janë pa letra, familja merr kompensimin me shtëpi.

Në takim duket se nuk kanë munguar incidentet çka u shfaq dhe në deklaratë, por edhe u denoncua nga diskutantët.

Rama: U sqaruam pra, në rregull.

Nënë Liza: Biseduam por...

Rama: E do shtëpinë këtu? S'ta sjell dot këtu.

Banorja: Pusho më thoshte, gjithmonë me të ofenduar.

Mes grupit ishte dhe nënë Liza, e cila sërish shprehet se nuk ka asnjë marrëveshje, madje dhe një herë ajo kërkon kontratën ligjore me firmë dhe vulë.

Nën Liza: Asnjë kontratë nuk ka. Kontratë n do ta firmos kur ta marr me firmë dh vulë nga bashkia.

Por Rama shkon edhe më tej ku akuzon mediet për këtë protestë.

Rama: Gjatë rrugës ka shumë pengesa, kthesa dhe devijime të qëllimshme që bëhen dhe me ndihëm e kanaleve mediatike që kanë interesat e tyre.

Në mënyrë të pakuptimtë duke aluduar për prapaskena Rama nuk foli për emra. Por sërish janë banorët që përgënjeshtrojnë deklaratën.

Banorët: Asnjëherë, kurrë. Ne po na shembin shtëpitë, ç'punë kanë mediet?

Protesta para Kuvendit/ Rama pranon t'i takojë, akuzon mediet.

Vetëm një ditë më parë në zonën e 5 majit u shënuan përplasjet e radhës, madje policia bashkiake dhe IMT veproi edhe duke dhunuar gazetarët. Ndërsa protesta e nisur në parlament vazhdoi edhe para bashkisë.

Shikoni videon: