Krahasimi i Koçit: Ndryshe nga Basha, Tahiri nga pikëpamja politike nuk i bëri dredhi drejtësisë
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, më 4 shkurt 2022 u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me3 vite e 4 muaj burg.
Deputeti i PS, Petro Koçi, duke mos hedhur dyshime mbi vendimin e Gjykatës, u shpreh se anga anapolitike Tahiri është treguar i gatshëm për t’iu nënshtruar hetimit.
Në një intervistë për Ora News, Koçi tha se ndryshe nga Basha nuk i ka bërë dredhi drejtësisë.
Petro Koçi: Pavarësisht se sot Gjykata ka një vendim dhe është Gjykata ajo që në fund të fundit ka të drejtën që të gjykojë mbi faktet, por nga pikëpamja politike, Tahiri që në fillim është treguar i gatshëm për të iu nënshtruar hetimit dhe e dyta ka pasur kurajën që të mos i bënte asnjë dredhi drejtësisë. Nga ana tjetër ne e dimë shumë mirë historinë e Bashës dhe ndonjë tjetri që kanë bërë ç’është mundur për t’ia dredhur drejtësisë, me drejtësisë, me raporte me dalje jashtë shtetit tjetër.
