Qytetari pyet Ramën a e di ç'do të thotë të blesh naftë 200 lekë, kryeministri: Nuk është e vërtetë

Kryeministri Rama tashmë e ka bërë zakon që komunikon me qytetarët edhe nëpërmjet Facebook-ut duke i kthyer përgjigje në komente.

Teksa një qytetar e pyet "A ke blerë ndonjëherë naftë 200 lekë litri, kryeministri e mohon.

Qytetari: Edi Rama a ke blere ndonjehere nafte ti o zoteri?????? A e di cdo te thote te blesh nafte me 2000 lek litri???? A e ke ndjesine bragtisjes qe i ke bere ketij populli??????

Rama: Sikur kjo te ishte e vertete sot cmimi i energjise do kishte kercyet perpjete si ne Kosove apo si ne vende te tjera perreth, por e kunderta eshte e vertete, braktisja e popullit nuk ka asnje lidhje me mua.

Ndërkohë një tjetër komentues i kujton kryeministrit se ai e ka pyetur për çmimin e naftës dhe jo të energjisë  dhe Rama  ja kthen se e di se për çfarë është pyetur.

Qytetari: O zotni bur te pyteti a ke bler ndonjeher nafte jo per energjine.

Rama: E di per cfare me pyeti dhe jane te lidhura bashke gjerat, prandaj edhe nuk duhen pare te shkeputura se arka e shtetit nje eshte.

Qytetari pyet Ramën a e di ç'do të thotë të