Kjo është 'banda' e të rinjve që vrau 19-vjeçarin grek, 2 prej tyre shqiptarë. Publikohen pamje të reja nga sulmi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 22:59
Mediat greke kanë publikuar fotot me 11 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 19 vjeçarit grek Alkis Kampanos, ngjarje e ndodhur javën e shkuar në Selanik.
Mes tyre janë dy shqiptarë, një 23-vjeçar tashmë i arrestuar, dhe një 20 vjeçar i cili dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë dhe për të është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Mediat greke gjithashtu kanë publikuar video nga momenti i suilmit, pamje të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Gjithçka ka ndodhur në harkun e 80 sekondave.
Autorët e sulmit mbërrijnë në vendngjarje me tre makina, përleshen me Alkis dhe miqtë e tij duke e vrarë 19-vjeçarin dhe plagosur dy të tjerët.
