Gështenja: Incineratori i Elbasanit pa procedurë, asnjë kontratë me OSHEE, s’është në funksion
Pas Fierit, anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për incineratorët pasditen e sotme (9 Janar) në impiantin e mbetjeve në Elbasan.
Ndërkohë anëtari i Komisionit Hetimor për Inceneratorët Lefter Gështenja, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, u shpreh se tek incineratori u taluan me administratorin që është emëruar nga shteti dhe një inxhinier, ndërsa theksoi se nuk morën përgjigjet për pyetjen që iu drejtuan këtyre të fundit.
Lefter Gështenja: Ne ishim për të inspektuar incineratorin e Elbsanit. Dje unë kam qenë skeptik për të qeë pjesë e këtij inspektimi në Fier, or pasi vajtja bëra shumë mirë.
Sot incineratori i Elbasanit është nën sekeustro, ne takuam administratorin që është emëruar nga shteti, si dhe një ndër drejtuesit e kompanisë, inxhinier që nuk ishte në gjendje të na jepte përgjigje për pyetjet që i drejtuam. Kërkova kontratën që ky incinerator duhet të jetë me energji me OSHHE, i cili nuk e ka.
Ai tha se tek ky incinerator i cili pretendohet se është në funksion nuk kishte asnjë kontratë me OSHEE.
Më tej ai tha se ndryshe nga incineratori i Fierit dhe i Tiranës , incineratori i Elbsanit nuk ka procedurë.
Lefter Gështenja: Por nuk kishte asnjë kontratë, që domethënë është se ky incinerator nuk funksionon. Nëse për incineratorin e Fierit dh Tiranës pretendohet se ka procedua dhe ka shkelje në këto procedura, në incineratorin e Elbasanit nuk ka procedurë. Është hera e parë që ndodh në historinë e Agjencisë së Prokurimit Publik, institucion direkt në varësinë e kryeministrit që nuk është publiku njoftimi për shpalljen e kontratës. Nuk e di kush është ky institucion që të certefikoj të paguaj lekë për këtë draft-kontratë. Në këtë kontratë janë paguar mbi 6 milionë euro shtesë. Nuk kemi asnjë dokument se kush i ka shtuar këto lekë. Ne s’kemi asnjë përgjigje.
