Basha: Detyruam ngritjen dy komisioneve të reformës territoriale dhe zgjedhore. Na ndihmoi SHBA e BE

Negociatat e selive diplomatike në Tiranë, SHBA dhe BE me kreun e Partisë Demokratike kanë qenë intensive deri sot kur Basha deklaroi votën pro zgjatjes së afateve për organet e vetingut 

E për këtë Basha ka marrë garanci për reformën territorial dhe atë zgjedhore.

Lulzim Basha:"Sot dua t’ju them se po hedhim një hap të madh përpara duke detyruar ngritjen e dy Komisioneve, reformës Territoriale dhe reformës Zgjedhore"

Ne sot me ndihmën e partnerëve euroatlantikë, e dua të falenderoj SHBA, BE, ambasadoren Kim dhe Sorecën në veçanti. Reforma territoriale që është aspiratë e çdo shqiptari dhe reforma zgjedhore në mënyrë që vendit ti kthehet legjitimiteti dhe demokracia. 

Deklarata u bë për gazetarët para se Basha të hyjë në seancë parlamentare.

Po vetingu ne politike?

Basha tha se janë pjesë e një pakete më të gjerë kushtetuese dhe nuk mund të lidhet me zgjatjen e vetingut në drejtësi.

Lulzim Basha: "Vettingu në politikë, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se 2 mandate, forcimi i rolit të parlamentit, ndryshimi i sistemit zgjedhor që parlamentarët mundësisht sa më takon mua por dua ta cilësoj se ky është një diskutim që po ndodh brenda demokratëve në radhë të parë dhe pastaj do të shtrihet edhe me të gjithë shqiptarët, një sistem i pastër mazhoritar që e lidh deputetin drejtpërdrejt me zgjedhësin, janë pjesë e një pakete më të gjerë kushtetuese që siç mund ta kuptoni nuk mund të ndodh në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për vetingun në politikë, për zgjatjen e vetingut në drejtësi, sepse kjo kërkesë lidhet me disa afate proceduriale."


Basha deputetëve: Sot nis puna për reformën zgjedhore dhe atë territoriale

Grupi parlamentar i PD-së vendosi të votojë sot (10 shkurt) pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës tërriroriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.

Në rendin e ditës në Kuvend jane futur sot ngritja e komisionit të reformes zgjedhore dhe asaj teritoriale.

“Sot nisim punën për dy reforma të rëndësishme dhe që janë prioritet për Shqiperinë dhe demokracinë, prioritete për PD, reformen zgjedhore dhe atë territoriale” ka thënë Basha dulke nënvizuar më tej se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet

“Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojmë mekanizmat e duhur për të garantuar që vullneti i zgjedhësve të mos deformohet, si deri më sot, nga shitblerja e votës, bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi administratës dhe fondeve publike“ i ka thënë Basha deputetëve.