Basha i jep votën Ramës për zgjatjen e vetingut. Në këmbim reforma territoriale e ajo zgjedhore
Vettingu i gjyqtarëve dhe të prokurorëve do të vazhdojë të realizohet nga komisioni i pavarur i kualifikimit dhe komisioneri publik.
Partia Demokratike konfirmoi se do i japë sot votat Partisë Socialiste për ndryshimin e Kushtetutës, duke u lënë të dy institucioneve të reja të drejtësisë edhe tre vite afat.
Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar pak para nisjes së seancës. Lulzim Basha për mediat shprehet se në këtë formë ka më shumë garanci për vazhdimin e reformës
Lulzim Basha:"KLGj e KLP janë të kapura nga PS. Të paktën në rastet e vetingut sipas komisioneve ndonëse dhe aty ndodhen pinjollë qeveritarë ka monitorim ndërkombëtar. Ka një garanci më shumë" tha Basha para se të hyjë në seancë.

Duket se negociatat janë zhvilluar deri në momentet e fundit, e për këtë Basha ka marrë garanci për reformën territorial dhe atë zgjedhore.
Lulzim Basha:"Ne sot me ndihmën e partnerëve euroatlantikë, e dua të falenderoj SHBA, BE, ambasadoren Kim dhe Sorecën në veçanti. Reforma territorialë që është aspiratë e çdo shqiptari dhe reforma zgjedhore në mënyrë që vendit ti kthehet legjitimiteti dhe demokracia." Lexo me shume
Debate për mandatin e dy organeve të vettingut nisi me diskutimin e buxhetit të tyre, ku opozita kërkoi që fondet nga muaji qershor e më tej ti kalonin KLGJ dhe KLP.

Seanca e nisur prej orës 10:00 vijon.
Për të bërë ndryshimet kushtetuese duhen 94 vota.
Negociatat e nderkombetareve
Zgjatja e mandatit të organeve të drejtësisë për të kryer vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në fund të vitit 2024 është një çështje që futi në “lojë” sërish ndërkombëtarët për të negociuar me palët politike.
Burimet bënë me dije dje se negociatat e selive diplomatike në Tiranë, SHBA dhe BE me kreun e Partisë Demokratike ende nuk ishin përmbyllur me sukses për të garantuar votën në seancën plenare të së enjtes (sot 10 shkurt)
Ndërsa Grupi i Rithemelimit të PD-së dje ishte shprehur kundër.
Rendi i ditës në Kuvend i dates 10 shkurt 2022


