PS tentativë për të delegjitimuar opozitën? Ja si përgjigjet Petro Koçi
Deputeti Petro Koçi, është shprehur se nuk ka asnjë përpjekje nga ana e PS për të delegjitimuar opozitën.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Koçi është shprehur se ajo që po ndodh në PD nuk ka lidhje me PS.
Ndër të tjera ai tha se PD duhet ta zgjidh çështjen nëpërmjet dialogut dhe në rrugë institucionale.
Petro Koçi: S’ka asnjë hapësirë PS që të bëjë ndonjë përpjekje për të delegjitimuar opozitë. Ajo që ndodh në PD nuk ka lidhje me PS. Është një problem i tyre. Unë kam folur në parlament për krizën e brendshme në PD dhe kam thënë që është e udhës që ata ta zgjidhin çështjen me dialog dhe në rrugë institucionale. Ndërsa se kush është legjitim Kuvendi i 11 dhjetorit apo i 18 dhjetorit, është një çështje që duhet ta vendos gjykata.
A ka një tentativë të PS për degjelitimuar të në opinionin publik opozitën në mënyrë që të jetë një qeveri nuk kontrollohet?
Petro Koçi: S’ka asnjë përpjekje. Përplasjet dhe ballafaqimi mes palëve nuk është përpjekje e njërës palë për të delegjitimuar palën tjetër. Ajo është luftë politike, është e natyrshme. Prandaj në parlament ka dy palë. Nuk është e vërtetë se qeveria nuk kontrollohet përsa kohë ka opozitë në parlament.
