"Më zi se “opozita e kerperatës dhe Jenisherit”, Paloka kundër zgjatjes së mandatit për komisionet e vettigut: Nesër prova
Deputeti Edi Paloka ka njoftuar se nuk do të jetë në seancën e nesërme ku pritet të votohet zgjatja e mandatit të Komisioneve të vettingut.
Në një postim në facebook, Paloka sqaron megjithatë se është kundër këtij vendimi.
"Ne pamundesi per te qene neser prezent ne seancen parlamentare ku do te diskutohet dhe votohet per zgjatjen e afatit te komisionit te Vetingut, po bej publik qendrimin tim “KUNDER“!"
Sipas tij, kush voton per ti zgjatur jeten nje komisioni te perbere nga familjare te afert te qeveritareve, i cili ne te gjithe aktivitetin e tij ka marre vendime politike , duke kthyer ne farse reformen ne drejtesi, eshte thjeshte sherbetor i Rames ne kapjen e plote te drejtesise .
Një mesazh ka edhe për kolegët e tij demokratë.
"Deputetet qe jane ne ate Parlament me voten e demokrateve, nuk mund te behen pjese e nje procesi te tille".
Nesër, përfundon Paloka, do te jemi perpara nje fakti tjeter qe do te tregoje qartazi se cila eshte opozita e vertete dhe kush eshte kthyer ne bishtin e Rames më zi se “opozita e kerperatës dhe Jenisherit”
