Koçi: Faktori ndërkombëtar i paanshëm, sponsor kryesor i reformës në drejtësi

Deputeti i PS-së, Petro Koçi, është shprehur se çështja e zgjatjes së Vettingut nuk lidhet me ndonjë platformë që kërkon një bashkëpunim mes PS dhe PD.

Në një intervistë për Ora News, Koçi u shpreh se thirrja e ndërkombëtarëve  për zgjatjen e vettingut është një thirrje ndaj ndërgjegjes së çdo deputeti.

Petro Koçi: Çështja e zgjatjes së Vettingut nuk lidhet me ndonjë platformë që kërkon një bashkëpunim mes PS dhe PD. Nëse vëmë re se thirrja ndërkombëtarëve është një thirrje ndaj ndërgjegjes së çdo deputeti për zgjatjen e vettingut, si një çështje e rëndësishme e reformës në drejtësi.

Unë besoj se është një çështje individuale sesa partiake, nuk besoj se  duhet konsideruar si një platformë bashkëpunimi mes PS dhe një pjese të PD. Mendoj se shumica e deputetëve të Kuvendit kanë arsye për të mbështetur këtë projekt që vjen nga ndërkombëtarët.

Ndër të tjera ai tha se reforma në drejtësi ka pasur sukses, ndërsa shton se një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar ka faktori ndërkombëtar.

Petro Koçi: Për mua reforma është e justifikuar sepse procesi ngriti një rrjet ku peshqit e korruptuar të drejtësisë u kapën dhe tashmë janë jashtë drejtësisë. Besoj se është një refomrë shumë e justifikuar dhe fakti se është bërë një drejtësia është bërë më kurajoze e dëshmon këtë. Por besoj se kjo është meritë dhe e një presioni ndërkombëtar. Në perceptimin qytetar ka më shumë uri për veprim, ka personazhe të politikës që në perceptimin e shoqërisë quhen si fajtor.

Teksa është pyetur për audio-përgjimin e Erion Veliajt, Koçi u shpreh:

Kjo është një çështje që mbetet për t’u parë, por mendoj se nëse ka ndonjë faktor që ndikon në sistemin e drejtësisë është faktori ndërkombëtar, për shkak se është i paanmshëm dhe është sponsor-kryesor për realizimin e reformës në drejtësi. Faktorët politik vendas është vështirë të jenë sot ndikues mbi drejtësinë dhe besoj se çdo gjë varet nga ndërgjegja e një gjyqtari.