Bardhi: LSI-PDK shpifi për PD-në, Elton Bano në 2013 ka punuar për ardhjen në pushtet të Ramës

Vazhdojnë akuzat e ndërsjellta mes PD-së Bashës dhe asaj të Berishës, ndërkohë që po prezantohen kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit.

Kështu, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shkruan në Facebook se koalicioni LSI – PDK në Lushnjë paska shpifur sot kundër PD.

Sipas tij, kandidati i LSI + PDK Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani.

Ai shtoi se është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

Bardhi: Koalicioni LSI – PDK në Lushnjë paska shpifur sot kundër PD. Demokratët e Lushnjës e kanë të qartë se kush i ka shërbyer Edi Ramës në Lushnjë që nga 2007.  Faktet më poshtë po i listoj për çdo demokrat në Shqipëri, se demokratët e Lushnjës janë të qartë: Është fakt që kandidati i LSI+PDK Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani. Është fakt që kandidati LSI -PDK Elton Ilir Bano  në 2011 ka këmbëngulur dhe mbështetur që Bashkia Lushnjë t’i lihet zonë e lirë LSI. Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

Është fakt se kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2015 ka mbështetur kandidatin e PS-LSI Fatos Tushe kundër kandidatit të PD Darien Xhindoli. Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partisë Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës. Është fakt që në 2022 kandidati i LSI-PDK Elton Ilir Bano po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike. Strehimi i Elton Ilir Banos në “Shtëpinë e Ilirit” dhe LSI nuk është lajm i ri për demokratët e Lushnjës; është thjesht bashkëpunimi i radhës! Ndërkohë që demokratët e Lushnjës janë bashkë, në shtëpinë e tyre – Partinë Demokratike, në mbështetje të kandidatit të PD Indrit Sefa, kundër Edi Ramës dhe kandidates së Taulant Ballës në Lushnjë.