Ju flet Moska-Xhafer Deva, i gjykuar sipas një modeli ukrainas

Debati rreth figurës së Xhafer Devës ishte në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Është hapur një debat për Xhafer Devën, më tepër se një çështje që i përket të shkuarës të bën përshtypjen se do të jetë një çështje e cila pasqyron një problem që do ti përkasë të ardhmes. Xhafer Deva është bërë i njohur në Luftën e Dytë Botërore si Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e shtetit shqiptar të kohës së pushtimit gjerman, qeverinë e Rexhep Mitrovicës.

Ka qenë Ministër i Brendshëm këtu në Tiranë në periudhën nga nëntori 1943 deri në qershor 1944, rreth 8 muaj. Kjo është e vetmja foto kompromentuese për Xhafer Devën për bashkëpunimin me gjermanët, është në shoqërinë e një komandanti çetnik, Kosta Preçanas bashkëpunonte me gjermanët dhe shqetësimi gjerman në atë kohë në Kosovë ka qenë të mos ndodhnin masakra ndaj serbëve.

Për ti qetësuar të dy palët, oficerë gjermanë dolën me njerëz të shquar nga të dy bashkësitë etnike shëtitje në rrugët e Kosovës. Po të shikoni i ka futur krahun oficerit gjerman çetniku serb, Xhafer Deva është në krah civil, i paarmatosur, është si intelektual.

Emrin e Xhafer Devës e kanë lidhur me masakrën e 4 shkurtit në Tiranë por 50 vjet regjimi komunist nuk i nxori dot ato 84 emrat e famshëm. Nëse bëhet fjalë për bashkëpunëtorë të nazistëve ishte Bedri Pejani por atij nuk ja përmendin emrin. Por le ta gjykojmë Xhafer Devën sipas modelit ukrainas. Ata që janë në Ukrainë janë një palë pro pavarësisë dhe një palë proruse dhe të dyja kanë një konflikt që sillet rreth një figure, Stefan Bandera, bashkëpunëtor ukrainas i gjermanëve në Luftën e Dyrtë Botërore…

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.