"Më li të flas…", Boçi ankohet për Felajn në landfillin e Elbasanit: Përzierja e hireve me mbetjet, e rrezikshme

Inspektimi në incineratorin e Elbasanit u mbyll në venddepozitimin ku hidhen hiret.

Boçi: Ky pelegrinazh është në fundin e tij. Kërkoj të na çoni në vendin ku hidhen hiret. Dua të di venddepozitimin e tyre, ti shohim me sytë tanë.

Deputetët e opozitës dhe mazhorancës u përfshinë në debate pas konstatimit se ato përzihen me mbetjet e landfillit.

Deputeti Luçiano Boçi foli për rrezikun e tyre.

Luçiano Boçi: Në kontratë nuk është parashikuar që hiret të hidhen sepse janë produkti më i rrezikshëm i incineratorit, kanë përmbajtje kimike kancerogjene dhe asgjesuese për natyrën. Nuk pranohet që ato të përzihen me mbetjet e landfillit. Në Francë i marrin me tankera hermetikë dhe i asgjesojnë me teknologji tjeyrë në një vend tjetër të ndërtuar posaçërisht. Nuk mund të pretendosh se ke pastruar Elbasanin duke hedhur pranë lumit Shkumbin hiret kancerogjene dhe asgjesuese për jetën bimore, shtazore. Ky landfill nuk duhet të ishte ndërtuar në këtë zall, poshtë mbetjeve të TEC-it.

Në të gjitha ndërtimet nuk vendosen pranë shtretërve të lumenjve, kur përmbytet Shkumbini dilni në televizor dhe nuk e dini që Shkumbini një ditë mund ti marrë të gjitha këto dhe ti çojë në Adriatik. Më li të flas, kur je në komision je nënkryetare por këtu nuk je nënkryetare, ti erdhe veçmas, unë erdha vetë, nuk erdha me ty. Nuk erdha se nuk na pritët ju. U prish kontrata jonë. Unë kam ardhur vetë me Lefterin, kam ardhur si përfaqësues i PD. Nuk na pritët sepse nuk e zbatoni miqësinë. Këtu është hetim, nuk kemi mbledhje.

 

Inxhineri: Banorët nuk janë të dëmtuar nga ana teknike, i siguroj. Në katër cepat e landfillit ka puse. Çdo tre muaj merret ujë prej tij dhe bëhet analiza.

Luçiano Boçi: Nga Këshilli i BE ka vërejtje për Shqipërinë që ka zgjedhur incenerimin sepse është më ndotëse se landfilli. Landfilli është më jetëgjatë, ai i Paprit i propozuar nga qarku i Elbasanit në 2013 do të rezistonte 100 vite për të gjitha mbetjet e qarkut e Elbasanit. Prpjekti i dogj dhe fitoi projekti i propozuar nga bashkia me incenerim. Është bërë ky objekt që ka kushtuar 27 mln euro. Zgjidhjet duhet të ishin të tjera, paratë e qytetarëve të Elbasanit duhet të ishnin kursyer, nuk duhet të paguanin sa frëngu pulën për menaxhimin e mbetjeve. Është zgjedhur ruga korruptive për të përfituar. Për shkak të mënyrës si është vepruar ata që e ndërtuan janë në kërkim ndërkombëtar, këtu është skenë krimi, është në sekuestro preventive, administrohet nga SPAK. Duhet parë procedura e mënyrës si bashkia e kaloi në pronësi. Ka pasaktësi qoftë në shifra monetare, qofë dhe në mënyrën si ndiqen hapat për kalimin e pronësisë.